Enj, Dhj 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Spitali i Gjilanit realizon me sukses një ndërhyrje të rrallë kirurgjike, hiqet tumori beninj tek një paciente 33-vjeçare

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjike e rrallë në repartin e Ortopedisë.

Tek një paciente 33-vjeçare, është larguar një tumor agresiv beninj – Giant Cell Tumor (Tumori Gjigandocelular) nga regjioni i mbigjurit të majtë. Ky tumor i rrallë ishte diagnostikuar paraprakisht përmes procedurës së Needle Biopsi.

Pas ndërhyrjes, pacientja ka qëndruar disa ditë nën kujdesin e stafit mjekësor dhe tashmë është lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Tumoret si ky janë shumë të rralla, duke prekur afërsisht një person në një milion banorë.

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan shpreh krenarinë e tij për këtë arritje dhe vazhdon të ofrojë shërbime të standardeve të larta për të gjithë qytetarët. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë