Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Spitali i Gjakovës po mbetet pa mjekë

Mjekët e spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë u kërkojnë institucioneve që t’i lejojnë profesionistët shëndetësorë të punojnë edhe pas pensionimit. Sipas tyre, me shkuarjen në pension të mjekëve që kanë punuar nëpër spitale, vendet nuk po plotësohen dhe po bie cilësia e shërbimeve. VS:

Mjekët dhe personeli shëndetësor i Spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë iu kanë bërë thirrje institucioneve qendrore, në theks të veçantë Ministrisë së Shëndetësisë që të sjellin një udhëzim administrativ në mënyrë që, siç thanë ata, mosha e pensionimit të kuadrit superior të zgjatet sepse shkuarja e tyre në pension po len boshllëk pothuajse në të gjitha repartet e Spitalit. Këtë e bënë të ditur gjatë ceremonisë së pensionimit të ortopedit të njohur Dr. Burim Sahatqija.

“Po ju përmendi vetëm si shembull, brenda 2 viteve e gjysmë, spitalit të Gjakovës do t’i largohen edhe 40 mjekë specialistë të profileve të ndryshme ndërsa prurjet si mjekë të ri specialistë janë baras me zero. Kjo, të largohet një mjek specialist me 26 vite shkollim dhe me një përvojë 35-vjeçe dhe të mos zëvendësohet me asnjë mjek tjetër, me të vërtetë për sistemin shëndetësor do të jetë një katrahurë”, tha Dr. Valdet Spahija, kirurg në SR “Isa Grezda” në Gjakovë.

“Tash së fundi Dr. Selajdini veç është dalë në pension, tash edhe doktor Burimi, mbesin vetëm tre ortopedë që është shumë pak për 250 mijë banorë që i mbulon Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës. Do të ishte mirë pasi që edhe gjendja e tij shëndetësore e fizike për fat të mirë është shumë e mirë që të shtyhet pra edhe mosha e pensionimit për një kohë të caktuar”, deklaroi Dr.Afrim Dervishi.

“Kemi shumë reparte që ka mjekë të cilët kanë mundësi me japë kontributin, po duhet t’ju vazhdohet dhe mendoj që sa më shpejt ta kenë parasysh Qeveria me ua mundësu skurse që u ka mundësu p.sh në prokuri andej me i vazhdu”, u shpreh Dr.Burim Sahatqija.

Sahatqija është ndër themeluesit e drejtuesit e repartit të Ortopedisë në Spitalin e Gjakovës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë