Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka publikuar raportin e punës për muajin Janar 2024, i cili përshkruan aktivitetin dhe shërbimet ofruar gjatë kësaj periudhe.
Në muajin Janar, spitali ka pritur dhe trajtuar 1,238 pacientë, duke përfshirë shtrime në departamentet e kirurgjisë, ortopedisë, urologjisë, etj.
Përveç kësaj, janë kryer 212 operacione, duke përfshirë procedurat kirurgjike, ortopedike dhe akusherore. Janë lindur 76 djem dhe 69 vajza, me një numër prej 46 lindjesh që kanë qenë me prerje cezariane.
Shërbimet ambulante kanë qenë të përqendruara në vizita mjekësore, me një total prej 10,685 vizitash, përfshirë shërbimet e imazheve të CT-së, radiologjisë dhe rehabilitimit fizik. Laboratori ka shërbyer 2,846 pacientë, ndërsa në repartin e hemodializës janë kryer 778 dializa.