Përmes Karvanit të vaksinimit, ekipet vaksinuese të Ferizajt, Vitisë, Kaçanikut dhe Hasnit të Elezit i kanë dhënë kësaj jave një shtytje procesit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe vaksinimit kundër COVID-19 me dozat përforcuese bivalente.
Sot, Karvani i vaksinimit do të jetë në Gjilan dhe Kamenicë, për t’u dhënë qytetarëve të këtyre komunave një mundësi ndryshe për marrjen e këtyre dy vaksinave.
Karvani i vaksinimit, është aktivitet i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, me përkrahjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë -Zyra në Prishtinë dhe ka për qëllim të promovojë vaksinimin kundër COVID-19 dhe Gripit sezonal si dhe masat preventive të shëndetit publik në përgjithësi.
Ruaje veten-VAKSINOHU!