Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Sot shënohet Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Propozuar një vit më parë nga presidentja Vjosa Osmani, sot në Kosovë shënohet Dita e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kjo datë përkon me ditën e rrëmbimit të Vasfije Krasniqit nga forcat serbe.

Llogaritet që në tërë vendin janë edhe 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale në tërë vendin.

Presidentja Vjosa Osmani, në orën 10:30 në oborrin e Kuvendit të Kosovës, së bashku me përfaqësueset e organizatave, të cilat përfaqësojnë interesin e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjate luftës në Kosovë, do ta hapë ekspozitën, e cila organizohet nga ajo për të ilustruar shpresat dhe nevojat e të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës në Kosovë, ku edhe do të ketë deklarim për media.

14 prilli, Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, shënohet nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë