Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sot në Kosovë shënohet Dita e të Pagjeturve

Më 27 prill në Kosovë shënohet Dita e të Pagjeturve. Po ashtu, me këtë datë shënohet përvjetori i 24-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.

Në nderim të tyre, Shoqata për Kthimin e Shqiptareve te Shpërngulur nga Trojet e Veta, ka propozuar të ndalet ndriçimi në gjithë Kosovën për dy minuta në orën 20:00.

Zyrtarisht në Kosovë ende figurojnë mbi 1,650 persona të zhdukur edhe 24 vjet pas luftës. Familjarët ende presin informata rreth të pagjeturve dhe kërkojnë vazhdimisht nga institucionet e shtetit që të zbardhin fatin e tyre

Youtube

Arkiva

Kategoritë