Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Sot: Dita Botërore e Sigurisë së Pacientëve

Më 17 Shtator, shënohet Dita Botërore e Sigurisë së Pacientëve, një mundësi për të theksuar rëndësinë e sigurisë së pacientëve përmes solidaritetit global dhe veprimit të bashkërenduar.

MSh-ja në nië postim në faqen zyrtare tha se tema e këtij viti është “Kupto drejt, ofro kujdes cilësor!” dhe përqendrohet në përmirësimin e diagnostikës për sigurinë e pacientëve.

Për të rritur ndërgjegjësimin global mbi gabimet diagnostike që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e pacientëve, Dita Botërore synon:

– Të nxisë ndërgjegjësimin për gabimet në diagnozë dhe rëndësinë e diagnostikës korrekte dhe në kohë;

– Të theksojë rëndësinë e sigurisë diagnostike në politikën e kujdesit shëndetësor dhe praktikën klinike;

– Të inkurajojë bashkëpunimin ndërmjet politikëbërësve, drejtuesve të kujdesit shëndetësor, punonjësve shëndetësorë, organizatave të pacientëve dhe palëve të interesuara në avancimin e diagnostikës së saktë;

– Të fuqizojë pacientët dhe familjet për të përmirësuar proceset diagnostike në bashkëpunim me profesionistët e shëndetësisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë