Enj, Sht 25, 2025
Banner Top
Banner Top

Sot, më 25 Shtator, bota shënon Ditën Botërore të Mushkërive, një ditë ndërgjegjësimi që synon të rrisë vëmendjen për rëndësinë e shëndetit të mushkërive.

Kjo ditë vjen si një thirrje për veprim në përmirësimin e cilësisë së ajrit, parandalimin e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe aksesin e barabartë në kujdes shëndetësor për të gjithë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet e mushkërive si astma, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK), kanceri i mushkërive dhe infeksionet respiratore përbëjnë disa nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë globale. Më shumë se 300 milionë njerëz në botë vuajnë nga astma, ndërsa rreth 3 milionë vdekje në vit lidhen me SPOK.

Ekspertët theksojnë se ndotja e ajrit, duhanpirja dhe faktorët mjedisorë janë ndër kontribuesit kryesorë në përhapjen e këtyre sëmundjeve.

Në shumë qytete të botës organizohen aktivitete ndërgjegjësuese, kontrolle falas për qytetarët dhe fushata informuese për mbrojtjen e mushkërive. Mjekët apelojnë për ndërprerjen e duhanit, përdorimin e maskave mbrojtëse në mjedise me ndotje të lartë dhe ndjekjen e një stili jetese të shëndetshëm.

Kujdesi për mushkëritë është kujdes për jetën!

Youtube

Arkiva

Kategoritë