Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sonte në “Takim virtual me Shëndritin” psikologu Florent Osmani

Sonte, më fillim nga ora 21:00, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin” do të jetë i ftuar psikologu Florent Osmani me të cilin do të diskutohet për ankthin.

Osmani studimet Bachelor për psikologji i kreu në Universitetin e Prishtinës, për të vazhduar edhe me Master në po të njëjtin universitet.

Tash e dy vite Osmani është duke punuar si psikolog në Klinikën Empatia.

Ndërkohë, kushdo që ka pyetje në lidhje me temën që do të diskutohet, këtë mund ta bëjë duke u orientuar në faqet “Familja Jonë”, në Facebook dhe Instagram, ose edhe duke e bërë pyetjen gjatë kohës sa intervista është duke u zhvilluar, në hapësirën për komente.

Çka është Ankthi? Si mund ta menaxhojmë? Cilat janë shenjat që po përjetojmë ankth? – Janë vetëm disa nga pyetjet që do t’u jepen përgjigje nga mysafiri në lidhje të drejtpërdrejtë.

Për këto e shumcka në lidhje me ankthin, ndiqeni emisionin më fillim nga ora 21:00, vetëm në faqen “Familja Jonë” në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë