Të premtën më fillim nga ora 21:00, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, do të jetë i ftuar oftamologu, pr. ass. Afrim Shabani dr. sci., me të cilin do të diskutohet në lidhje me sëmundjet e syve dhe përdorimin e laserit për trajtim.
Shabani, Fakultetin e Mjekësisë e kreu në vitin 2001 dhe në vitin 2002 zgjidhet asistent në lëndën e Anatomisë në Universitetin e Prishtinës.
Ai, specializimin në lëmin e oftamologjisë e filloi në vitin 2003 dhe e përfundoi në vitin 2007. Që nga viti 2005 punon si oftamolog në Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë. Në vitin 2016 ai mori titullin “Doktor i shkencave mjekësore” në Universitetin e Tiranës dhe nga viti 2018 është avancuar në profesor asistent në Universitetin e Prishtinës, pozitë të cilën e mban edhe sot.
Ndërkohë, kushdo që ka pyetje në lidhje me temën që do të diskutohet me të ftuarin, këtë mund ta bëjë duke u orientuar në faqen “Familja Jonë” në Instagram dhe Facebook, ose edhe gjatë kohës kur është duke u zhvilluar intervista, në hapësirën për komente.
Për shumçka në lidhje me shëndetin e syvr, ndiqeni emisionin “Takim virtual me Shëndritin” më fillim nga ora 21:00, vetëm në faqen Familja Jonë në Facebook.