Emisioni “Takim virtual me Shëndritin”, në kuadër të produksionit Familja jonë, këtë javë do ta mirëpresë në lidhje direkte në Facebook nutricionistën klinike, Diola Dostin.
Gjatë këtij takimi virtual do të diskutohet lidhur me rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm.
Cilat janë ushqimet jo të shëndetshme? Çka duhet të konsumojmë më tepër? Cilat janë ushqimet për ngritjen e imunitetit? Janë vetëm disa nga pyetjet që do t’u përgjigjet mysafirja në studion virtuale.
Ndërkohë, të gjithë ata që kanë pyetje lidhur me temën e diskutimit, këtë mund ta bëjnë para fillimit të emisionit në faqën” Familja jonë”, por edhe gjatë kohës kur intervista është duke u zhvilluar, në hapësirën për komente.
Për shumë informacione me rëndësi lidhur me të ushqyerit shëndetshëm, ndiqeni emisionin më fillim nga ora 20:00, vetëm në Facebook-un e faqës Familja jonë. /familjajone