Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sonte në “Takim virtual me Shëndritin” gjinekologia, Dr. Meritë Demiri

Sonte, më fillim nga ora 21:00, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, do të jetë e ftuar gjinekologia, Dr. Meritë Demiri, me të cilën do të diskutohet për infeksionet në rrugët e poshtme gjenitale.

Meritë Demiri-Demolli ka lindur më 1986, në Ferizaj, me vendbanim të përhershëm në Prishtinë, ku edhe jeton dhe punon.  Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Mjekësi e Përgjithshme,  në vitin 2012. Ajo ka punuar për një kohë në shkollën e mesme të mjekësisë “Elena Gjika” – Ferizaj si mësimëdhënëse për lëndë mjekësore dhe më pas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj- si mjeke e praksës së përgjithshme, ndërsa pas kësaj ka përfunduar specializimin në lëmin e gjinekologjisë dhe obstetrikës në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës më 2020.

Gjithashtu ajo ka marrë pjesë në shumë kongrese e simpoziume, si brenda ashtu edhe jasht vendit

Tani ajo është e punësuar në Poliklinikën Rezonanca dheUniversiteti i Shkencave Mjekësore “Rezonanca”.

Ndërkohë, kushdo që ka pyetje në lidhje me temën e cila do të diskutohet, këtë mund ta bëjë duke u orientuar në faqen “Familja Jonë”, në Facebook dhe Instagram, ose edhe duke e shkruar pyetjen gjatë kohës kur intervista është duke u zhvilluar, në hapësirën për komente.

Cilat janë pasojat e infeksioneve gjenitale? Si mund të parandalojmë infeksionet? Si trajtohen ato? Janë vetëm disa nga cështjet që do të diskutohen gjatë kësaj lidhjeje të drejtpërdrejtë.

Për shumcka lidhur me infeksionet në rrugët e poshtme gjenitale, ndiqeni emisionin “Takim virtual me Shëndritin” më fillim nga ora 21:00, vetëm në faqen “Familja Jonë” në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë