Sonte, më fillim nga ora 21:00, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, do të jetë i ftuar doktori i mjekësisë, dr. Diar Kabashi, me të cilin do të diskutohet në lidhje me gripin sezonal.
Kabashi, më heret kishte punuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, ndërsa aktualisht është i angazhuar në QKUK.
Kushdo që ka pyetje në lidhje me temën që do të diskutohet, këtë mund ta bëjë duke u orientuar në faqen “Familja Jonë”, në Facebook ose Instagram, ose gjatë kohës kur intervista është duke u zhvilluar, në hapësirën për komente.
Cfarë duhet të dimë rreth gripit sezonal? Cilat janë simptomat më të shprehura?
Cilat mosha duhet të marrin vaksinën e gripit sezonal? – Janë vetëm disa nga pyetjet që do të marrin përgjigje gjatë këtij takimi.
Për këto e shumë të tjera, ndiqeni emisionin më fillim nga ora 21:00, vetëm në faqen “Familja Jonë” në Facebook. /familjajone