Ekspertët janë gjithnjë e më të bindur për rolin fantastik të sodës së bukës kundër reumatizmit dhe artritit. Kjo bindje i atribuohet aftësisë së sodës së bukës për ruajtjen e ekuilibrave të pH në organizëm. Nëse këto ekuilibra prishen, trupi është në telashe. Një shëndeti i mirë kërkon një mjedis që nuk është shumë alkalin dhe as shumë acidik.
Sipas ekspertëve, soda e bukës mund të parandalojë krijimin e një mjedisi shumë acidik. Ajo ndihmon në formimin e një mjedisi më alkalin. Sipas tyre, një mjedis alkalin në organizëm është shumë i rëndësishëm për shëndetin në përgjithësi.
Soda e bukës kundër inflamacionit
Një vit më parë, Revista Immunology publikoi një studim mbi sodën e bukës. Sipas studimit pirja e ujit të përzier me sodë buke mund të ulë gjasat e shfaqjes së sëmundjeve inflamatore. Studimi zbuloi se në vetëm një javë nga konsumi i këtij lëngu, qelizat imunitare viheshin në punë jo për të stimuluar por për të luftuar inflamacionin.
Për më tepër, studimi zbuloi se soda e bukës ndez shumë prej reagimeve anti-inflamatore të trupit. Artriti dhe reumatizma kanë të bëjnë me inflamacionin e kyçeve dhe ijëve. Këto sëmundje njihen si sëmundje auto-imunitare. Ky term ka të bëjë me faktin se sistemi mbrojtës i organizmit nis të sulmojë vetveten në vend të viruseve e baktereve. Një gjë e tillë shkakton dhimbje, ngurtësim dhe dëmtim të kyçeve.
Si ta përdorni sodën e bukës
Sasia e rekomanduar e sodës së bukës variron nga personi në person. Ka ekspertë që thonë se fillimi i çdo kure duhet të jetë me një të tetën e një lugë çaji me sodë buke të tretur në një gotë uji. Më pas kjo sasi mund të rritet në një të katërtën e lugës. Nëse vëreni që nuk mbusheni dot me frymë dhe vëreni që rrahjet e zemrës janë të larta, atëherë kjo tregon se e keni tepruar./Immunology