Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Soda e bukës dhe ndikimi i saj në flokë

Soda e bukës mund të largojë vajin e tepërt, të zbusë flokët dhe të rivendosë shkëlqimin.

Nuk ka prova që soda e bukës mund të zbusë flokët ose të rivendosë shkëlqimin.

Por, ka raportime nga ana e individëve që përdorimi afatshkurtër i sodës së bukës ka rezultuar në benefitet e lartpërmenduara.

Poashtu, hulumtimet tregojnë që produktet si soda e bukës me një nivel të lartë pH mund të rrisin shkaqet për faktor rreziku si: dëmtimi i kutikulës, thyerje flokesh si dhe acarim.

Provat për të mbështetur përfitimet e sodës së bukës janë kryesisht të vetë-raportuara. Është e mundur që të ketë përfitime në fillim.

Përbërësit me një pH të lartë janë efektive në heqjen e grumbullimit dhe tharjen e flokëve nga vajrat e tepërta, por përdorimi afatgjatë gjithashtu mund të ‘zhveshë’ kokën dhe të irritojë lëkurën e kokës./ Healthline

Youtube

Arkiva

Kategoritë