Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
‘Smoothie’ pemësh për mëngjes

Një lëng i shëndetshëm, i thjeshtë në përgatitje që do ta shijoni pa masë

Përbërësit:

▪ 1 banane,
▪ 10 dredhëza (mund të jenë edhe të ngrira),
▪ ½ dardhe,
▪ 1 lugë kokërrza psilium,
▪ 100 ml lëng të shtrydhur portokalli.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit qitni në blender dhe përzieni derisa të marrin dendësinë e njëjtë.

Kënaquni me këtë pije freskuese.

Vërejtje: Nëse pirja nuk pihet menjëherë, para konsumimit përzieni apo tundeni, sepse kokërrzat e psiliumit do të ngrihen lart dhe do të krijohet mbulesë xhelatinoze.

Vlerat nutritive:

Sasia energjetike: 210 kcal
Yndyrë: 0,8 g
Hidrate të karbonit: 40 g
Proteina: 3 g

Psiliumi (Plantago psyllium) është një nga burimet më të pasura të fibrave të bimëve të tretshme.

Farat e kësaj bime përmbajnë lipide, aminoacide të pangopura, fibra dhe shumë mukozë.

Në zorrët e njeriut vepron si fshesë duke hedhur jashtë të gjitha helmet.

Psiliumi jep ndjenjën e ngopjes, ndihmon në uljen e kolesterolit të rritur, poashtu rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

Smothie me psilium, preferohet të merret para ushqimit.

Ju bëftë mirë!

Youtube

Arkiva

Kategoritë