Kur një fëmijë është i lumtur!?
Kur kthehen të lumtur fëmijët në shtëpi?
Kur qeshin fëmijët/ nxënësit?
Pse qeshin e lumturohen?
Cilat janë arsyet?
A është e shëndetshme mendërisht kur nxënësit kthehen në shtëpi me vullnet për të lexuar e bërë detyrat!?
Një nxënës që kthehet i lumtur nga shkolla në shtëpi, me vullnet për të lexuar e bërë detyrat, arsyen duhet kërkuar dhe gjetur te mësimdhënësit.
Shëndeti mendor luan rol kyç në funksionimin e mirëfilltë të nxënësit kur bëhet fjalë për mësim nxënie.
Buzëqeshja e fëmijës është diçka më shumë se domethënëse, por pa disiplinë nuk mund të arrihet asgjë.
Në një qosh, diku në mes të SHFMU “Hasan Prishtina” në Prishtinë ndodhet një diamant që përmban vlerën humane, sinonim i vullnetit e motivimit, sinonim i buzëqeshjes e disiplinës e ajo është mësuesja Fatime Sinani Pireva, mësimdhënëse e klasave të dyta.
Me më shumë se 35 nxënës në klasë dhe të arrish të mbash disiplinë të skajshme e t’ua instalosh buzëqeshjet e vullnetin për mësim nxënësve, është më shumë se diçka e pa thënë dhe e pa zënë.
Klasa e saj është një” ushtri” me disiplinë dhe një grumbull me vullnet.
MEGA shembull është ajo, ajo që rikthen buzëqeshje të humbura e nxitje motivuese për lexim e mësim, ajo është znj. Fatime Sinani Pireva.
Shkruan: Arieta Mjeku Azizi