Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Sindroma e ndryshimit sezonal

Pranvera zgjon vërtet natyrën dhe na ngroh zemrat, por njëkohësit është ëndrra më e keqe për ata që kanë vështirësi të përballen me të, duke ia nisur nga orët e ditës dhe të natës, të cilat tek disa individë mund të sjellin ankth, lodhje apo nevojë për gjumë.

Janë fenomene normale, që rregullohen brenda disa javëve dhe këshilla më e mirë për këto ndryshime është një stil jete i shëndetshëm dhe një regjim ushqimor i rregullt.

Pse ndiheni më të lodhur gjatë ndryshimit të stinëve?

Është efekti natyral që jep zgjatja e ditës. Drita kontrollon sistemin nervor qendror, i cili ditë pas dite, ul prodhimin e melatoninës, që rregullon ciklin gjumë-zgjim. Për këtë arsye, gjatë javëve të para të pranverës keni më shumë nevojë për gjumë.

Cilat janë ushqimet që ju ndihmojnë të riktheheni në formë?

Çelësi për energjitë e duhura është të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme. Është e rëndësishme që frutat dhe perimet të jenë pjesë e regjimit.

Çfarë ushqimesh duhet të largoni nga tavolina në këtë stinë?

Largoni ushqimet që përmbajnë yndyra dhe sheqer, si kremi i qumështit, kremra të tjerë, majonezë, pije me sheqer dhe ushqimet e lehta me shumë kalori. Kështu, shmangni ngadalësimin e  aparatit tretës dhe mbingarkimin e mëlçisë.

Ekziston ndonjë strategji për pastrimin dhe rigjallërimin e trupit pas dimrit?

Rregulli numër një është që të pini 2 litra ujë në ditë – natyral ose me gaz – me pak lëng limoni. Një mënyrë shumë e mirë për detoksifikim janë pijet me hithra dhe hirra e qumështit, që ndikojnë në pastrimin e mëlçisë..

Çdo dy orë bëni një pushim prej disa minutash.

Ndiqni një regjim ushqimor të ekuilibruar. Mos shmangni vaktet, sepse kjo sjell lodhje ju bën të humbisni përqendrimin. Nuk duhet as të mbingopeni, sepse kjo e shton edhe më shumë lodhjen. Është e këshillueshme të alternoni vakte të lehta dhe të shpeshta.

Kujdesuni për trupin gjatë gjithë vitit, por akoma më shumë në pranverë. Është e rëndësishme të ktheheni në formë ngadalë dhe duke shmangur dietat e rrezikshme me pak kalori.

Youtube

Arkiva

Kategoritë