Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Simptomat që vijnë nga monopauza

Shkencëtarët prej Universitetit të Quensland, kanë zbuluar që mosha mesatare e monopauzës tek një grua është 48 vjeç.

Monopuza, fillon kur një grua nuk ka menstracione për një vit. Gjatë kësaj kohe, një grua përjeton simptoma që janë të ndërlidhura me ndryshimet hormonale.

Ndryshime në disponim – Shkencëtarët nga Universiteti i Pensilvanisë, kanë kryer një studim 9 vjeçar për gratë në monopauzë. Ata kanë mbledhur informacione pas intervistave me pjesëmarrësit ku i kanë diskutuar simpotmat dhe ndryshimet në shëndet.

Ky hulumtim, ka gjetur që gratë gjatë monopauzës përjetojnë ndryshime në disponim, ndonëse nuk ka ndonjë arsye për këtë gjë

Valë e të nxehtit – shkencëtarët nga Universiteti Emory, kanë treguar që gratë në monopauzë kanë valë të nxehtit gjatë  monopauzës.

Vështirësi për gjumë- kjo është një problem i zakontë i grave që përjetojnë monopauzë. Në një hulumtim të bërë nga Universiteti i Illinoisit, kanë zbuluar që problemet me gjumë janë tejet të zakonta tek gratë  në monopauzë.

Depresion – Universiteti i Virginia-s, në një hulumtim ka zbuluar që ekziston një ndërlidhje mes monopauzës dhe rrezikun për depresion. Sipas Anita Clayton M.D udhëheqëses së këtij hulumtimi, disa gra janë më të cenueshme që të bëhen depresive për shkak të monopauzës.

Probleme me kujtesë – Studimet e Universitetin të Illinoisit kanë treguar që gratë që përjetojnë monopauzë, harronë më shumë. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë