Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Simptoma të çuditshme të një problemi hormonal që prek një në dhjetë gra

Sindroma e vezores policistike është shkaku kryesor i infertilitetit dhe prek afërsisht një në dhjetë gra të moshës riprodhuese.

Disa nga simptomat më të zakonshme janë periodat e rënda dhe/ose të parregullta, aknet dhe shtimi në peshë, por ka edhe shenja më pak të zakonshme që përfshijnë vështirësi në gjumë, depresion dhe probleme të lëkurës.

Më poshtë i gjeni disa nga to:

Shenjat e lëkurës

Shenjat e lëkurës, të tilla si lythat dhe nishanet, mund të shfaqen si rezultat i sindromës së vezores policistike. Më shpesh shihen rreth qafës, nën sqetull ose përgjatë pjesës që mbulon sytjena, shkruan Index.hr.

Njolla të errëta në lëkurë

Përveç shenjave të lëkurës dhe akneve, sindroma e vezores policistike mund të shkaktojë acanthosis nigricans, një gjendje e karakterizuar nga njolla të errëta në lëkurë, më së shpeshti nën sqetull ose rreth qafës.

Luhatje humori

Ndryshimet e humorit janë gjithashtu një problem që prek gratë me sindromën  e vezoreve policistike. Hulumtimet e fundit kanë treguar se deri në 80 për qind e të sëmurëve kanë depresion dhe 70 për qind kanë ankth. Kjo mendohet të jetë për shkak se simptomat e sindromës së vezores policistike mund të ndikojnë në besimin dhe vetëbesimin.

Humbja e flokëve

Humbja e flokëve është një tjetër simptomë e raportuar e sindromës së vezores policistike. Gjegjësisht, sindroma shfaqet kur vezoret fillojnë të lëshojnë një tepricë të androgjeneve, hormoneve mashkullore si testosteroni, të cilat femrat i prodhojnë në sasi të vogla. Stimulimi i tepërt i folikulave nga androgjenët mund të çojë në rrallimin e flokëve, gjë që shkakton rënie të flokëve.

Gjithashtu, çekuilibri hormonal mund të shkaktojë rritje të tepruar të qimeve, zakonisht në fytyrë, gjoks, shpinë ose të pasme.

Libido e ulët

Libido e ulët është e zakonshme tek gratë me këtë lloj sindromë dhe shoqërohet me vetëbesim të ulët.

Youtube

Arkiva

Kategoritë