Lëkura e gjoksit, është po aq e ndjeshme sa edhe lëkura e fytyrës .Madje kjo pjesë e trupit, ka tendencë të bëhet me rrudha më shpejtë, për shkak që njerëzit nuk i kushtojnë vëmendjen e njëjtë si fytyrës.
Por janë disa shprehi të përditshme që parandalojnë rrudhat në gjoks.
Flini në shpinë – kjo pasi gjumi në njërin krah apo në bark, mund të jetë një prej arsyeve që e bën lëkurën të rrudhet.
Vendosni krem hidratues – kur kremin e aplikoni në fytyrë, vendosni edhe në gjoks pasi parandalon rrudhat.
Mos u pastroni me ujë të nxehtë – e sidomos mos e aplikoni atë drejtpërdrejt në gjoks, pasi uji i nxehtë largon yndyrën natyrale meqë rast krijohen rrudhat. /Familja Jone