Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të përgatisni ngjym me speca

Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût

Përbërësit: 5-6 speca të bardhë, 1 gotë kos, 2 gota qumësht, 1 lugë e gjysmë me miell, vaj, kripë, pak gjalpë dhe pak ajkë qumështi.

Përgatitja:
Specat pasi i kemi larë e tharë mirë, i çajmë pak me thikë anash. Me ndihmën e një luge të vogël kafeje, fusim pak kripë dhe nga një lugë kafe gjalpë. Në një tigan të thellë me kapak, vendosim specat të skuqen avash-avash në zjarr mesatar. Pasi specat janë skuqur, në një tas hedhim kosin, qumështin, ajkën, mielllin, pak kripë të cilën do e shtoni përsëri në fund dhe e trazojmë mirë që mielli mos të formojë kokrriza. Masën e shtojmë tek specat dhe e lëmë aq sa merr një valë dhe fillon e trashet pak. Kujdes përzieni masën herë pas here që mos të ngjitet. Mund të përdorni edhe vetëm qumësht, por kosi jep pak thartësi dhe e bën akoma më të shijshme.

Marrë nga Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë