Pica margarita është një pica tipike napolitane, e bërë me domate San Marzano, djathë mozzarella, borzilok të freskët, kripë dhe vaj gatimi.
Përbërësit
- 500 gramë miell.
- Një paketim i vogël me tharmë.
- pak kripë.
- pak ujë të vakët.
- 300 gramë domate të freskëta.
- 300 gramë djathë mozzarela.
- 1 lugë vaj ulliri.
- Rigon, borzilok, dhe kripë sipas shijes.
Udhëzimet
- Përzieni masën për brumë, derisa të forcohet dhe lini të qëndrojë në vend të ngrohtë.
- Kur brumi te ket ardhur,tërhiqeni me trashësi përafërsisht sa gishti, lyeni me vaj ulliri dhe vendoseni në tepsi të lyer.
- Brumi mbulojeni me radhe nga domatet dhe copëzat e djathit, hidhni krip.
- Piqeni rreth 30 minuta në 220 gradë.
- Picës së pjekur shtojini rigon dhe borzilok.