Përbërësit:
- 1 kg miell misri
- 700ml. ujë
- 3-4 lug gjelle kos
Mënyra si të përgatisim bukë misri:
Ne drasën e gatimit hedhim miellin e misrit dhe ne mesin e tij fillojmë te hedhim ujin e vëluar duke e përzirë vazhdimisht me lugë druri deri sa mielli të pij të gjithë ujin.
Kur kjo masë fillon të ftohët pak atëherë fillojmë të mbledhim brumin të cilin e ngjeshim disa herë vertikalisht dhe horizontalisht dhe në fund e shtypim duke i dhënë formën e bukës.
Bukën e ngjeshur dhe të formuar e vendosim me kujdes në tepsi të lyer me vaj dhe e pjekim afër një ore në temperaturë më të lartë.
Kjo është menyra e vjeter tradicionale e gatimit të bukës se misrit e cila kërkon shumë kujdes dhe përkushtim.