Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të Hidratohesh Shpejt dhe në Mënyrën e Duhur

Ekspertët thonë se është shumë e rëndësishme që njeriu të mos harrojë të pijë ujë pas çdo aktiviteti që e bën atë djersijë.

Në këto raste, nevoja për hidratim është urgjente.

Në AgroWeb.org do të mësoni për mënyrat e shëndetshme dhe të duhura për tu hidratuar shpejt atëherë kur ju nevojitet.

Por, përpara se të flasim për këto mënyra, ju këshillojmë që të njiheni me shenjat paralajmëruese dhe simptomat e dehidratimit.

Të miturit, të moshuarit dhe njerëzit e prekur nga disa sëmundje, si diabeti dhe veshkat, janë më të prirur të vuajnë nga dehidratimi.

Shenjat paralajmëruese të tij janë:

  • Etje e tepruar,
  • Tharje e gojës,
  • Urinim i rralluar,
  • Tharje e lëkurës,
  • Plogështi,
  • Marramendje
  • Dhimbje koke,
  • Urinë në ngjyrë të errët

Si Të Hidratohesh Shpejt e Në Mënyrën e Duhur

Mënyra e parë dhe më funksionale e hidratimit të shpejtë është padyshim pirja e ujit.

Por përveç tij, njeriu mund të hidratohet shpejt edhe falë këtyre ushqimeve dhe pijeve.

Kafeja Dhe Çaji

Kafeja dhe çaji përmbajnë kafeinën, një stimulues i cili nëse merret në sasi të mëdha mund të shkaktojë dehidratim.

Ama, kur kafeina merret në sasi të kujdesshme, mund të ketë të njëjtat veti hidratuese si uji.

Kafeina është hidratuese vetëm kur merret në sasinë 250-300 mg ose tre filxhanë kafe apo 5-8 filxhanë çaj.

Qumështi i Skremuar dhe Pa Yndyrë

Qumështi ka aftësi të shkëlqyera hidratimi.

Ai gjithashtu përmban një përqendrim të lartë elektrolitesh, të cilat ndihmojnë në rikthimin e ekuilibrave të ujit në trup.

Megjithatë, tregoni kujdes sepse konsumi i qumështit pas një aktiviteti fizik mund të shkaktojë parehati në stomak dhe fryrje.

Frutat Dhe Perimet

Frutat dhe perimet janë shumë hidratuese sepse 80-99 përqind e përmbajtjes së tyre është ujë.

Frutat dhe perimet më hidratuese janë: pjepri, agrumet, frutat e pyllit, karrotat, lakra, sallata dhe spinaqi.

Si Të Përgatisni Tretësirën Që Ju Hidraton Në Çast

Për fat të mirë nuk keni arsye përse të shkoni në farmaci të merrni pluhur hidratues që tretet në ujë, sepse mund ta përgatisni vetë në shtëpi.

Për këtë ju nevojiten:

1 litër ujë,

6 lugë çaji sheqer

Gjysëm luge çaji kripë.

Përziejini në një shishe deri sa sheqeri dhe kripa të treten dhe pijeni./AgroWeb.org

Youtube

Arkiva

Kategoritë