Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të gatuajmë recetën Shakshouka?

Në emisionin “Familja Jonë”, në rubrikën e gatimit përgatiti recetën Shakshouka, Ermira dhe Shëndriti.

Kjo recetë përmban domate, spec, vezë, djathë të bardhë.

Ky ushqim përgatitet më shumë për mëngjes.

Më poshtë e gjeni recetën e Shakshouka si dhe video se si duhet përgatitur. Receta e plotë:

1 lugë vaj ulliri

1 spec 2 domate

2 vezë

Djathë i bardhë

Rigon Mix piperi i bluar trashë, pasi mulliri ka 2 nivele bluarje.

Në tigan shtojmë vajin e ullirit, specin e parë në shirita dhe i kaurdismin. Pas pak shtojmë domaten e prerë në copa dhe e lëmë të ziejë disa minuta, e rregullojmë shijen me hudhër të thatë, rigon dhe kripë. Me lugë hapim pak vend për vezët, e mbulojmë me kapak dhe e ziejmë sipas dëshirës. Në fund shtojmë djath të bardhë, avokado dhe rukolla. /FamiljaJonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë