Qumështi i bajameve është shumë i shëndetshëm dhe i dobishëm.
Nuk përmban kolesterinë dhe është i pasur me vitamina dhe mikro-elemente të cilat janë të zbërthyer ashtu që lehtë i janë të qasshëm organizmit tonë, transmeton Telegrafi.
Në këtë përbërjen e vet nuk përmban kolesterinë, ndërkaq përbëhet nga 20% proteina.
Vitaminë E në qumështin e bajameve ka më shumë se në spinaq, i cili është burim i magnezit.
Veç kësaj, ky qumësht është burim i fosforit, i cili është mjaft i dobishëm për dhëmbë dhe kocka.
Në këtë qumësht ka katër herë më shumë kalcium se sa në qumështin e lopës, 370 mg kalcium në 100 gramë të produktit!
Të mos i harrojmë edhe kaliumin, zinkun, bakrin, hekurin, grupin e vitaminave B dhe manganin, transmeton Telegrafi.
Përse duhet të pimë qumësht bajamesh?
Qumështi i bajameve është zgjidhje e shkëlqyeshme për të gjithë ata që vuajnë nga intoleranca në laktozë sepse nuk përmban laktozë fare. Qumështi i bajameve nuk përmban as sojë dhe është i shkëlqyeshëm edhe për ata që janë alergjik në sojë.
Po ashtu nuk përmban kazeinë, proteinën qumështore, e cila sipas përbërjes së vet kimike është e ngjashme me glutenin, prandaj është e shkëlqyeshme për ata që janë alergjik në gluten.
Prej të gjitha llojet të qumështit, i bajameve është një nga llojet më të pasura me vlera ushqyese.
Për përgatitjen e qumështit të bajameve do t’ju nevojiten:
▪ blenderi ose aparati për shtrydhjen e lëngjeve,
▪ 1 gotë bajame (bademe) të njomura, të cilat do t’i gjeni në dyqane të ushqimit të shëndetshëm,
▪ 3–4 gota ujë,
▪ kulluesja.
Zhytini bajamet në ujë gjatë natës. Në mëngjes ujin derdheni.
Në enën me bajame qitni ujë të pastër (i dëshirueshëm uji i ambalazhuar në shishe i blerë në dyqane apo uji i filtruar) 3-4 gota. Pastaj përzieni në blender (2–3 minuta).
Qumështin kullojeni nëpër kulluese dhe qiteni në ambalazh qelqi.
Afati i qëndrueshmërisë në frigorifer është 2 – 3 ditë.
Gotën me qumësht mundeni ta ëmbëlsoni me pak mjaltë dhe t’i shtoni kanellë, kakao apo vanilje, sipas shijes.
Pulpën (lëvorja e bajameve) e cila ka mbetur pas kullimit, mos e hidhni poshtë. Me të mund të përgatisni marcipan (biskotë nga bademi) biskota krokante, shtoni në musli, ose thani dhe përftoni miell bajamesh.
Nga pulpa mund të bëni maska të shkëlqyeshme hidratuese për fytyrë, nëse i shtoni pak ajkë dhe mjaltë.
Në lëkurën e pastruar të fytyrës qiteni 10 -15 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë dhe fshijeni me leckë letre. Rezultatet do të jenë të mira.