Çdo amvisë ka recetën e vet për picë të përsosur. Mirëpo, pica nuk është e qëlluar, nëse nuk është bërë nga brumi shtëpiak
Përbërësit:
– 1 kg miell tip 400;
– ½ qese tharmë të thatë;
– 10 g kripë;
– 20 g sheqer;
– 250 ml ujë të vakët;
– 1 dl vaj ulliri.
Përgatitja:
Përzieni në një enë kripën dhe miellin dhe bëni në mes një “gropë” të vogël. Në atë gropë shtoni gjysmë qese tharmë të thatë, sheqerin dhe qitni pak vaj të vakët.
Pritni disa minuta, shtoni vaj dhe pak ujë. Të gjitha përzieni me garuzhdë dhe shtoni pjesën e mbetur të ujit.
Në enë ngjishni brumin. Në tavolinën e punës përhapni miell dhe ngjisheni brumin në të. Ngjisheni brumin rreth dhjetë minuta.
Në enë qitni pak vaj, kthejeni brumin në të, pastaj lëreni një orë në një vend të ngrohtë.
Pastaj ndajeni brumin në tri apo katër pjesë.
Pjesët më të vogla ngadalë përhapni me gishta, pa okllai, në madhësinë që e dëshironi.
Me këtë brumë do të mund t’i gatuani 3 – 4 pica.
Shijojeni dhe ju bëftë mirë!