Për të realizuar një vizitë specialistike në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë duhet të keni një udhëzim nga Mjeku në Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Terminin për vizitë në këtë spital mund ta bëni me telefon në numrin 044/113 104 ditëve të punës nga ora 7 – 14.
Është e preferuar që në vizitë tek Mjeku Specialist të jeni të pajisur me analiza laboratorike dhe me radiografi nëse ju rekomandohen nga Mjeku familjar në rastin e dhënies së udhëzimit për vizitë tek Mjeku Specialist!
Vizitat tek Specialistët bëhen çdo ditë pune.
Për rastet urgjente vizitat bëhen në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë!