Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si organizohet kujdestaria nga stafi mjeksorë në mjekimin intensiv? – intervistë me Dr.Shaqir Uka

Në Qendrën Klininke Universitare të Kosovës, kujdesi intensiv është nën presion të madh për shkak të mungesës së numrit të anesteziologëve. Si rezultat, për të siguruar kujdesin e duhur për pacientët, anesteziologët në QKUK janë të detyruar që të punojnë më shumë orë se sa kërkon kujdestaria e tyre.

Për këtë dhe mënyrën se si organizohet kujdestaria nga stafi mjeksorë në mjekimin intensiv ka treguar më detajisht, anesteziologu Shaqir Uka, i cili ishte i ftuar në emisionin Familja jonë këtë të diel.

“Për shkak të numrit të vogël të anesteziologëve në QKUK ne jemi detyruar t’i transferojmë kujdestaritë nga çdo 8 ditë i kemi transferuar në kujdestari çdo 6 ditë. Kujdestaritë janë të përbërë nga dy mjek specialistë me një specializantë dhe këto kujdestari janë 24 orëshe, po them kështë sepse nuk arrijmë asnjëherë që brenda 24 orëve ta përfundojmë kujdestarinë tonë sepse ajo gjithmonë zgjatë 26 se 27 orë.” tregoi Uka.

Për të kuptuar më shumë rreth organizimit të kujdestarisë nga stafi mjeksorë në mjekimin intensiv, ndiqeni intervistën e plotë në kanalet e Familjajonë në youtube.

Youtube

Arkiva

Kategoritë