Në kohën kur u mendua se pandemia po shkonte drejt fundit, në botë u shpërnda një tjetër variant i rrezikshëm i koronavirusit, i ashtuquajtur Delta.
Tashmë ky variant i ri është i shtrirë në shumë vende të botës dhe, për dallim nga variant Alfa, Delta mund të ketë aftësi më të mëdha shpërndarëse te fëmijët. Ishte vetë Anthony Fauci që e ngriti këtë shqetësim te prindërit, duke thënë se variant Delta përhapet shumë më shpejt te fëmijët sesa ai Alfa.
Varianti Delta u përhap në muajin mars të këtij viti dhe shpërndahet më lehtë te njerëzit sesa format paraprake të virusit. E mira në këtë mes qëndron se vaksinat në dispozicion janë po ashtu efektive edhe ndaj këtij variant.
Sa është i përhapur variant Delta te fëmijët?
Duke e parë shpërndarjen e tij shumë herë më të madhe sesa të varianteve paraprake, është e logjikshme të mendohet se edhe fëmijët mund të jenë të cenueshëm në këtë drejtim. Ndonëse ka pasur fëmijë të prekur nga variant Delta i koronavirusit, numri i fëmijëve të prekur, fatmirësisht, është gjithnjë në rënie.
“Rastet e reja javore të infeksionit COVID-19 te fëmijët kanë rënë vazhdimisht që nga 15 prilli” shpjegon Song shpjegon nga Akademia Amerikane e Pediatrisë.
“Dhe fatmirësisht, pavarësisht nga shumë variante në SHBA, normat e shtrimit në spital pediatrik dhe vdekjet nga COVID-19 kanë mbetur në një normë shumë të ulët të qëndrueshme gjatë gjithë pandemisë”, shtoi ajo.
Simptomat e mundshme për të cilat prindërit duhet të kenë kujdes janë më të ndryshme nga lloji origjinal i COVID-19. Song thotë se varianti Delta mund të paraqitet më shumë si një ftohje e keqe te moshat e reja. Kjo do të thotë se simptomat, si humbja e shijes dhe aromës nuk i përkasin variantit të ri të COVID-19, të paktën jo te fëmijët.
Simptoma të tjera që mund ta karakterizojnë këtë variant te fëmijët janë: dhimbje stomaku, të vjella dhe barkqitje.
Sikurse edhe te variantet e mëparshme, fëmijët dhe adoleshentët në disa raste mund të preken nga koronavirusi, por janë pa simptoma.
Njëri ndër hapat kryesorë që duhen ndërmarrë prindërit në raport me fëmijët e tyre është që ata (prindërit) të vaksinohen, në mënyrë që ta mbrojnë veten dhe fëmijët e tyre.
Very Well Family