Personat me çrregullime të tiroides nuk mund ta menaxhojnë sëmundjen me anë të dietës. Por, duke ngrënë ushqimet e gabuara ose duke marrë suplementet e gabuara mund shkaktojnë probleme shtesë.
Ushqimet me të cilat duhet të bëjmë kujdes janë soja, leshterikët e algat, dhe suplementet e jodit dhe selenit.
A duhet personat me çrregullime të tiroides t`i shmangin këto ushqime?
Soja: Nëse vuani nga hipotiroidizmi, po. Konsumi i tepërt i sojës mund të shkaktojë probleme në personat me hipotirodizëm, gjendje e cila ndodh kur gjëndra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone të tiroides.
Problemi kryesor është se soja mund të pengojë përthithjen e hormoneve të cilët pacientët me hipotiroidizëm i marrin.
Disa studime kanë treguar se ngrënia e një sasie të madhe soje, ose pirja e një gote qumështi soje, brenda një ore nga marrja e hormoneve të tiroides, mund të ndikojë në absorbim të hormoneve.
Në përgjithësi, specialistët rekomandojnë që personat me një funksion të tiroides të dyshimtë – një tiroide me funksion të ulur – mos të konsumojnë sasi të madhe soje çdo ditë.