Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ndikojnë raportet jo të mira të prindërve tek fëmijët?

Fëmijët mund të përjetojnë stres, njëjtë si të rriturit. 13% e fëmijëve kanë ankth, për shkak të ambientit të pashëndetshëm ku rriten.

Lidhjet toksike mes prindërve, ndikojnë tej mase në jetën e fëmijëve – e madje edhe në të ardhmen.

Ata mund të ndihen të sëmurë

“Thuaj babait tënd, që nuk dua t’i flasë” – kjo frazë mund të ndikojë negativisht në emocionet e fëmijës dhe t’i mësojë atij fëmije mënyrën e gabuar për familjen. Por studimet tregojnë që nëse ju si prind, nuk i kontrolloni emocionet kjo gjë mund të ndikojë edhe në shëndetin fizik të fëmijës.

Mësohen të jenë viktimë

Kur prindërit debatojnë tërë kohën në sy të fëmijës, kjo në mënyrë indirekte do i bëjë fëmijët të ndjehen keq dhe të kenë ndjesinë e viktimës.

Ndihen në faj

Gjatë periudhave të vështira, si divorci apo edhe debateve të shumta mes prindërve, fëmijët shpesh ndihen në faj./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë