Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si mund të përshpejtoni metabolizmin tuaj në mëngjes

Djegia e kalorive nuk do të thotë që ju duhet të rrini të uritur, të shmangni vaktet, por të ndryshoni rutinën tuaj në mëngjes, për të humbur peshë

Këto janë pesë këshillat që fillimisht do të jenë të domosdoshme e më vonë bëhen zakon.

Vraponi

Nuk kërkohet përpjekje e madhe e as shumë orë të ushtrimeve. Mjafton që të filloni vrapimin në mjedisin që ju rrethon, ose ushtroni në pajisjet që keni në shtëpi. Ky zakon në mëngjes ndihmon të rregulloni metabolizmin.

Intensifikoni ushtrimet

Disa studime kanë treguar se është e mjaftueshme për të ushtruar dy minuta e gjysmë, por me intensitet të lartë dhe të digjni më shumë se 200 kalori. Ushtrime për muskujt

Mënyra më e mirë për të shpenzuar kaloritë tuaja gjatë gjithë ditës është përshpejtimi i metabolizmit tuaj në mëngjes duke bërë disa ushtrime për muskuj. Kjo mund të arrihet me pesha të vogla, duke i ngritur ato derisa shikoni programin e mëngjesit, dhe duke përfshijë disa pompa, gjunjëzime … dhe ju jeni gati për një ditë të suksesshme.

Hani në mëngjes

Mos e kaloni mëngjesin tuaj! Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i metabolizmit tuaj, dhe kjo është arsyeja pse ju nuk duhet t’a kaloni atë. Gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes është që të hani, atëherë trupi juaj do të jetë gati për të djegur kalori.

Mos harroni ushqimet e vogla (snacks)

Nëse nuk besoni se ju mund të hani dhe të humbni peshë – nuk keni të drejtë. Vetëm duhet pasur kujdes në atë që hani. Ushqimet e vogla duhet të jenë të pasura me antioksidantë dhe proteina në mënyrë që metabolizmi të funksionojë./Run Healthy Lifestyle

Youtube

Arkiva

Kategoritë