Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si mund ta kuptojmë nëse e kemi kaluar sëmundjen e kollës së mirë?


Pertusisi është një sëmundje e traktit respirator të shkaktuar nga bakteri Bordetella pertussis.Karakterizohet nga sulme të rënda të kollitjeve, të cilat ndonjëherë mund të përfundojnë me një tingull kur personi merr frymë.

Kjo sëmundje është shumë e infektueshme dhe mund të jetë e rëndë, veçanërisht te fëmijët e vegjël dhe të rinjtë. Vaksinimi është mënyra më efektive për të parandaluar pertusisin.

Por për të kuptuar nëse kemi kaluar një sëmundje të tillë është mirë të bëhen disa teste. Për këto teste dhe më shumë detaje rreth kësaj teme ka folur Dr. Luljeta Hetemi, specialiste e biokimisë klinike, e cila ishte e ftuar në emisionin Familjajonë.

Ajo tha se “Për të parë nëse është kaluar athere do bëhet testi seulogjik antikorpi IGG  por duhet të dijmë se nëse pacienti është vaksinuar, atherë mund të jet pozitive anti trupi IGG, por pa shenja nuk është preferohet shumë që të testohet”.

Po ashtu Hetemi theksoi se testet e tilla mund të bëhen në Pinea Medical Center.

Ndiqeni intervistën e plotë më poshtë:

Youtube

Arkiva

Kategoritë