Nëse përjetoni pengesa të shpeshta në gëlltitje, vështirësi në frymëmarrje, apo ngjirje të zërit, mund të jetë koha për të vizituar endokrinologun!
Eksperti Dr. Shala thekson se këto simptoma mund të jenë tregues të problemeve me gjëndrën tiroide. Një ultrazë i thjeshtë mund të zbulojë menjëherë nëse keni ndonjë anomali, duke ju kursyer kohë dhe para nga procedurat e tjera si CT ose rezonanca.
Nëse vini re një rritje të shpejtë dhe të jashtme të gjëndrës tiroide, është urgjente të konsultoheni menjëherë me një specialist, tha Shala.
“Nëse ka pengesa në ngëlltitje, në frymëmarrje, në ngjirje të zërit, të shpeshta, dhe virusit shkakton ngjirje të zërit. Të lajmërohet te endokrinolgou dhe ta bëjë një ultrazë dhe dallohet menjëherë dhe s’ka nevojë të CT të qafës e as rezonancë me harxhu të holla, me një ultraza e dimë a ka apo jo dhe a ka ndonjë dëmtim tjetër, për të cilën na e i sugjerojmë me zhvillu pastaj edhe analiza shtesë.Por nëse ka një rritje të shpejtë, të jashtme edhe të shpejtë, ai është një urgjencë dhe menjëherë duhet të lajmërohet te endokrinologu“, shpjegoi, endokrinologu Shala.
Por për të kuptuar më shumë rreth problemeve me tiroiden, ndiqeni intervistën e plot në kanalet e Familjajonë.