Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ka ndryshuar koncepti mbi familjen tradicionale?

Në këto dekadat e fundit, vlerat tradicionale familjare kanë ndryshuar shumë. Ndryshime ka pasur edhe në shoqërinë tonë.  Tani, koncepti mbi familjen ka ndryshuar shumë tek gjeneratat e reja.

Ka shumë të rinj që nuk dëshirojnë të martohen, ose të kenë fëmijë e ka edhe të tillë që duan të jetojnë të vetëm. Ka shumë faktor që kanë ndikuar në këtë mendësi dhe studimet tregojnë që njerëzit më nuk mund të jenë të lumtur, duke jetuar sipas vlerave të prindërve apo gjyshërve të tyre.

Të qenët prind

Në gjithë botën, njerëzit  po vendosin shumë më vonë të bëhen prindër. Kjo gjë vihet re sidomos tek shtetet  e zhvilluara, ku mosha mesatare kur një grua bëhet nënë sillet nga 30 deri në 34 vjeç.

Puna

Vit pas viti, kompanitë janë duke e kuptuar që punëtori nuk mund të qëndrojë produktiv për 8 orë në ditë, 5 ditë në javë. Prandaj, punëdhënësit janë duke eksperimentuar me këtë orar.  Por sërish njerëzit në botë janë duke punuar më shumë, pasi më shumë se kurrë tani është në duart e secilit që të ndërtojë të ardhme të sigurt.

Dëshira për të provuar gjëra të reja

Përderisa vite më para, një 30 vjeçar nuk provonte më gjëra të reja, tani është krejtësisht ndryshe. Një 30 vjeçar i shekullit XXI, është në kërkim të gjërave dhe mundësive të reja. Jetesa vetëm ua ka lehtësuar jetën dhe tani secili ka një mundësi që ta provojë se cili është vendi i tij/saj në botë. Sociologët amerikan kanë bërë një studim që ka nxjerr në pah që burrat janë më pak të gatshëm të bëjnë fëmijë në këtë moshë. Ky hulumtim ka treguar që të njëjtin mendim e kanë edhe gratë, por që nuk e thonë publikisht, pasi kanë frikë nga gjykimi.

Pritshmëri të larta për partner

Jo çdokush zgjedh të jetë i vetëm, pasi ashtu do, por kjo ndodhë për arsye se nuk mund të gjenë një partner të duhur. Sipas një analize nga Gallup Analysis, 85 përqind e personave beqar do të donin të kenë familje, por që ende nuk kanë takuar personin ideal. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë