Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ia matni temperaturën fëmijës suaj?

Këshillë nga Mamia : Razije Musa
Libri : “Takim me të porsalindurin”

Temperatura është një fenomen, të cilin shpesh nuk mund ta shmangim, sa do që mund të jemi prindër të kujdesshëm. Fëmijët shpesh dinë të marrin viruse apo edhe të ftohen nga ndërrimi i temperaturave, ndërrimi ambientit, djersitja e shumë arsye të tjera.
Është shumë e lehtë të kuptojmë kur një fëmijë ka temperaturë.
– Nëse fëmija ushqehet me qumësht gjiri, ai mund të dallohet nga goja gjatë procesit të pirjes. Në atë rast, goja është shumë e nxehtë

– Qan pa arsye
– Nuk rehatohet
– I skuqen faqet
– Gjëmon
– Moliset

KUJDES
– Temperatura normale e një fëmijë është 37 gradë celsius
– Temperaturë e tolerueshme është 38 gradë Celsius
– Nëse temperatura kalon mbi 38 gradë Celsius, atëherë duhet të shkoni tek mjeku.

SHËNIM
Ka disa metoda për matjen e temperaturës.



METODA REKTALE

Është një metodë shumë e saktë, por duhet ta bëjmë me shumë kujdes, sepse është pak irrituese për beben.

Foshnja mund të bëjë lëvizje të pa kontrolluara, të cilat mund të shkaktojnë dëme në anus. Për të evituar ekseset e mundshme, mbajtja e fëmijës në mënyrën e duhur ka shumë rëndësi.

– Merreni afër termometrin
– Shtrijeni beben barkas në prehrin tuaj
– Me njërën dorë mbajeni beben
– Me dorën tjetër vendoseni termometrin në anus
– Pas çdo matjeje pastrojeni termometrin me mjete dezinfektuese

METODA AKSILARE (NËN SQETULL)

Kjo metodë realizohet më lehtë dhe bebja është më pak e shqetësuar.

– Futeni termometrin nën sqetull
– Me duart tuaja fiksoni trupin e bebes dhe mbajeni të sigurt.
– Habiteni duke e shikuar në sy dhe duke i folur, në mënyrë që mos të lëvizë shumë

KUJDES
– Kjo metodë paraqet temperaturën një apo dy gradë më të ulët se matja e temperaturës reale.

MATJA E TEMPERATURËS NË VESH

Mënyra më e thjeshtë dhe më praktike e matjes së temperaturës është ajo në vesh.

KUJDES
– Pas çdo matjeje duhet patjetër të ndërrohet kapaku i termometrit. Kjo për të parandaluar bartjen e ndonjë infeksioni.

METODA ORALE

Kjo është një metodë e re, e viteve të fundit e cila përmes një termometri të dizajnuar në formë biberoni paraqet temperaturën e fëmijës.

KUJDES
Kjo metodë nuk konsiderohet si shumë e saktë, për arsye se asnjë fëmijë nuk ka durim ta mbajë termometrin në gojë për disa minuta, duke e mbajtur gojën e mbyllur deri sa të sinjalizohet rezultati.

Youtube

Arkiva

Kategoritë