Sonte, më fillim nga ora 17:00, emisioni “Familja Jonë”, si zakonisht, do të sjellë para jush tema të rëndësishme dhe me interes për publikun.
Që të ju shkojë vikendi mbarë, emisioni fillon me këshilla motivuese nga psikologu Visar Sadiku. Duke filluar nga kjo e shtunë, rubrika “Gjeje motivin” nikoqir do ta ketë psikologun e njohur i cili do të na ofrojë këshilla të vyera dhe motivim shtesë për t’i kaluar sfidat e ndryshme jetësore
Në pjesën e dytë të emisionit do të flitet për sëmundjen e diabetit, së bashku me endokrinologen nga poliklinika Endomedica, dr. Rina Tafarshikun dhe oftamologun Afrim Shabani, ku ky i fundit do të na shpjegojë efektet që shkakton diabeti tek të pamurit
Gazetari Shëndrit Lumi do të flasë për diabetin, mitet dhe kuriozitetet, duke na sjellë studime të ndryshme nga bota në lidhje me këtë çështje.
Në rubrikën “Magjikët e vegjël”, Shëndrit Lumi mirëpret Rajana Hasanin, piktorën e vogël nga Vushtrria, e cila do të na tregojë më shumë rreth dashurisë që ka për artin.
Në fund, doktoresha Eurta Dida, me rubrikën “ T’i njohim vlerat e ushqimeve që i konsumojmë”, ofron këshilla për shikuesit rreth ushqimeve që duhet t’i konsumojnë në mënyrë që të kemi një jetë më të shëndetshme.
Për një vikend të mbarë, ndiqeni emisionin “ Familja Jonë”, me moderatoren Saranda Bujupi – Rama, në televizionin Kanal 10 dhe në faqen zyrtare në Facebook “Familja jonë”.