Konsumimi i ushqimeve me vlera ushqyese mund t’ju ndihmojë që të shtoni peshë. Për këtë arsyje, përzgjedhja e duhur e ushqimeve në dietën tuaj mund t’ju ndihmojë në arritjen e qëllimeve tuaja.
Disa nga ushqimet dhe pijet që ju ndihmojnë në shtimin e peshës janë:
-Qumështi
Qumështi ndikon në ndërtimin e një ekuilibri të mirë mes proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave, dhe është një burim i mirë i kalciumit, vitaminave dhe mineraleve tjera.
-Orizi
Orizi është një burim i përshtatshëm i karbohidrateve që ju ndihmojnë në shtimin e peshës.Orizi i përpunuar ofron 204 kalori, prej tyre 44 gram karbohidrate dhe shumë pak yndyrë.
-Arrat
Arrat janë një zgjedhje e duhur nëse dëshironi të shtoni peshë.Meqenëse, arrat përmbajnë shumë kalori, ato mund të shtojnë shpejt qindra kalori.
-Mishi i kuq
Mishi i kuq është ndoshta një nga ushqimet më të mira për ndërtimin e muskujve.
-Patatet
Patatet dhe ushqimet tjera me niseshte janë një mënyrë shumë e thjeshtë për të fituar kalori.Mundohuni të zgjidhni një nga këto ushqime si tërshëra, mistri, patatet, patatet e ëmbla, kungujt, fasulet.
-Salmoni
Ashtu sikurse mishi i kuq, edhe salmoi është një burim i shkëlqyeshëm i proteinave dhe yndyrnave të shëndetëshme.Ai siguron acidet yndyrore omega-3, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin tuaj.
-Frutat e thata
Frutat e thata ju sigurojnë antioksidantë dhe përmbajnë shumë kalori.Ato përmbajnë fibra dhe shumë vitamina e minerale./Healthline