Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Shtatë muaj i zhdukur, ende nuk dihet asgjë për fatin e Bedri Rexhepit

Sot bëhen shtatë muaj prej zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepi. Që nga data 8 prill 2021 Bedri Rexhepi u zhduk në rrethana misterioze, e që deri më sot nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Gjatë kësaj kohe familja kanë pasur dyshime në punën e prokurorisë, pasi mendojnë se institucionet duhet të kishin bërë më shumë rreth zbardhjes së fatit të biznesmenit.

Familjarët thonë se kanë edhe shumë arsye të tjera për të cilat dyshojnë se puna e institucioneve për gjetjen e Bedriut nuk është bërë deri tani sa dhe si duhet.

“Prokurorët nuk e kanë fare parasysh që ne jetojmë me muaj me ankth, kjo për shkak që ata nuk janë duke kërkuar njeriun e tyre dhe nuk bashkëndjejnë me neve si familjarë. Po ashtu, ne kemi dyshimet tona që kjo zhagitje po ndodhë për shkak që prokurorët janë duke shikuar mundësinë e ngritjes së aktakuzës me provat që kanë por pa e gjetur Bedriun dhe kjo pastaj do të vështirësonte edhe më shumë zbardhjen e rastit. Ne si familjarë kemi të angazhuar 3 avokatë për këtë rast por të njëjtit pothuajse asnjëherë nuk janë kontaktuar nga prokuroria e as nga policia për t’u informuar për veprimet që janë ndërmarrë ose që do të ndërmerren”, pati thënë kohë më parë vëllai i Bedriut, Vedat Rexhepi në një prononcim për KosovaPress.

Ai shton se si ngushëllim, atyre iu është thënë se ka shumë persona të pagjetur që nga lufta. Mirëpo, për ata kjo nuk qëndron dhe kërkojnë përgjegjësi nga institucionet e vendit.

Hera e fundit që Prokuroria ishte deklaruar rreth këtij rasti kishte të bënte me faktin se ata këtë çështje po e trajtonin seriozisht dhe po bashkëpunonin me të gjithë institucionet e tjera të sigurisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë