Ne humbasim 50 deri në 100 fije floku në ditë, dhe është normale të shohësh disa të tilla në jastëkun tënd në mëngjes ose tek kulluesja pas dushit. Sasia e flokëve që humbni mund të varet nga gjatësia dhe trashësia e tyre, madje edhe nga lloji i jastëkut në të cilin flini.
“Bright Side” shkruan disa faktorë që shkenca i quan si shkaktarë të rënies së flokëve.
- Provoni ta tërhiqni atë.
Një nga mënyrat për të kuptuar nëse po humbni më shumë flokë sesa normalisht, është duke mbështjellë tek gishtat rreth 60 qime dhe duke i tërhequr butësisht. Nëse humbisni vetëm 3 qime floku, atëherë kjo është normale dhe nuk keni pse të shqetësoheni.
- Kushtojini vëmendje sasisë së flokëve që bien.
Është normale të humbasësh pak flokë kur bën dush, dhe gjithashtu mund të humbasësh ca më shumë kur i krehë më pas. Por nëse vazhdimisht vini re shumë flokë në dyshemenë tuaj të banjës, kjo mund të jetë një shenjë e humbjes së tepërt e flokëve.
- Provoni të numëroni qimet që bien.
Një mënyrë tjetër për të përcaktuar nëse po humbni shumë flokë është duke i larë ato për 60 sekonda dhe duke numëruar numrin e qimeve që bien. Humbja e rreth 10 qimeve është normale, dhe nuk duhet të shqetësoheni.
- Shikoni bishtin tuaj.
Një rënie e përgjithshme e trashësisë së flokëve është një nga shenjat për të cilat duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Edhe pse ndoshta nuk do ta vini re derisa të ketë një ndryshim drastik, kjo mund të tregojë humbje të ndjeshme të flokëve.
- Kontrolloni kokën për të parë nëse keni zona pa flokë.
Nëse vini re këto zona, kjo mund të jetë një nga shenjat e para të rrallimit të mundshëm të flokëve.
- Kontrolloni sa e gjerë është vija e ndarjes së flokëve.
Një tregues tjetër i rënies së tepërt të flokëve është një vijë e zgjeruar. Nëse ka më shumë skalp të dukshëm përmes fijeve të flokëve tuaj, kjo mund të jetë gjithashtu një shenjë se po humbni shumë flokë.
- Shikoni jastëkun në mëngjes.
Është normale të humbni 5 deri në 20 fije floku kur ktheheni në gjumë, veçanërisht nëse flini me një jastëk pambuku. Ata thithin lagështinë nga flokët tuaj, duke e bërë atë të thatë dhe të brishtë. Por nëse filloni të vëreni shumë flokë në jastëkun tuaj në mëngjes, kjo është shenjë tregon se po përjetoni rënie të tepërt të flokëve.