Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
ShSKUK me mungesë të anestetikëve, materialeve ortopedike e thjerrëzave

Lista të gjata të pritjes, mungesë të anestetikëve e materialeve ortopedike. Këto janë disa nga  gjetjet e  Zyrës Kombëtare të Auditimit në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK).  Në raportin e ZKA-së  po ashtu thuhet se dhe Klinika e Oftalmologjisë përballet me mungesë të thjerrëzave të syrit.

E si mangësi auditori po ashtu ka paraqitur problemet me hapësirat fizike ,infrastrukturën në klinika dhe spitale.

“Gjithashtu kemi paraqitur çështje që kanë të bëjnë me furnizimin e pamjaftueshëm të klinikës së ortopedisë dhe të spitaleve rajonale me material ortopedik dhe thjerrëza të syrit për repartet e oftalmologjisë si dhe me vështirësitë që ka hasur ShSKUK-ja me furnizim me anestetik kohëve të fundit. Problemet me hapësirat fizike (infrastrukturën) në klinika dhe spitale po ashtu janë paraqitur si mangësi”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë