Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
ShSKUK: Klinika e Syve ka rritur vëllimin e punës, dhe ka ulur referimet për trajtim jashtë vendit

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Syve në QKUK është ulur ndjeshëm referimi jashtë vendit për gjatë vitit 2021.
Sipas ShSKUK gjatë vitit të kaluar për trajtime të syrit ndihmë mjekësore jashtë vendit kanë kërkuar 100 pacientë ndërsa viteve të kaluar numri i tyre ka arritur deri në 500.

“Brenda 12 muajve të vitit 2021, në këtë klinikë janë kryer 355 intervenime në segmentin e pasmë të syrit, kurse në 96 raste tjera është intervenuar me metodën Cross Linking- XCL.

Në periudhën janar- dhjetor, mjekët oftalmologë, bashkë me anesteziologë dhe pjesë tjetër të stafit mbështetës, po ashtu, kanë realizuar 1 mijë e 375 operime të Kataraktës së Syrit”, thuhet në njoftim.

“Numri i aplikimeve intravitreale dhe intrakamerale, sipas raportit të punës për vitin 2021, ka mbërritur në 3 mijë e 565, ndërkohë janë operuar edhe 110 pacientë me probleme në kanalet e lotit”, thuhet tutje.

Gjatë muajit të kaluar Klinika e Syve nuk ka qenë e funizuar me të gjitha llojet e thjerrëzave – të nevojshme për operimin e szve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë