Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
ShSKUK furnizohet me 12 aparatura të reja ultrazë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës është furnizuar me 12 aparatura të reja (ultrazë), prej tyre 10 ultrazë portabël (lëvizës deri te shtrati i pacientëve) dhe 2 statike, të cilat shërbejnë për diagnostikim klinik të avancuar në shërbim të pacientëve.

Përmes paisjes së ultrazërit me sondë transezofageale pediatrike, vlerësimi ultrasonografik i zemrës tek fëmijët do të jetë më i lehtë.

Furnizimi në vlerë rreth 300mijë euro është mundësuar nga huamarrja e Bankës Botërore, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të projektit emergjent Covid-19 për Kosovë, i realizuar përmes prokurimit të UNOPS-it.

Me rastin e pranimit të këtyre pajisjeve, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se këto aparatura të sofistikuara do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve, për pacientë që do të kenë nevojë për ekzaminime ultrasonografike.

Aparaturat do të shpërndahen në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme rajonale.

Youtube

Arkiva

Kategoritë