Pavarësisht masave antiCOVID-19 dhe dënimeve të shumta nga ana e Policisë së Kosovës, disa qytetarë po vazhdojnë sërish me mosrespektimin e këtyre masave.
Gjatë ditës së diele, policia ka shqiptuar 650 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.
Kujtojmë se në bazë të këtij ligji dënimet shkojnë nga 35 deri në 500 euro.