Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shqipëri, shkollat do vazhdojnë të jenë të mbyllura

Në Shqipëri viti shkollor 2019-2020 do të mbyllet për shkak të koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit atje, Besa Shahini, gjatë një komunikimi online.

Shkollat dhe Universitetet në Shqipëri do të rihapen në shtator ndërsa prej datës 9 mars të këtij viti vijojnë të jenë të mbyllura për shkak të situatë së shkaktuar nga pandemia botërore, Covid-19.

“Ashtu siç ju kam premtuar dua të ju njoftoj sot për vendimin që kemi marrë, për mbylljen e vitit shkollor. Kemi vendosur që shkollën ta hapim vetëm për maturantët, për disa javë”, tha Shahini.

Sipas Shahinit shkollat do të hapen nga 18 maj deri më 5 qershor për maturantët që të përgatiten për provimet e fundit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë