Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shqipëri, 70 të infektuar me COVID-19

Nga 1 147 testime në 24 orë, 70 persona janë konfirmuar me COVID-19 në Shqipëri. Nuk ka pasur asnjë humbje jete.

140 qytetarë u shëruan duke e çuar numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë në 269 603.

Aktualisht në gjithë vendin janë 434 raste aktive.

Në spital janë 12 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.

Vaksinimi kundër COVID-19 bëhet në qendrat shëndetësore, ose në pikat e vaksinimit.

Procesi vijon për qytetarët mbi 16 vjeç, si edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me rekomandim nga mjeku.

Youtube

Arkiva

Kategoritë