Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së i bëri ftesë personelit shëndetësorë për debat publik

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ftuar ditë më parë mjekët, infermierët, laborantët, shërbimin administativ, shërbimet teknike, shërbimin për servisimin e ushqimit në debat publik.

Qëllimi i këtij takimi ishte komentimi i Projekt- ligjit për paga për sektorin e shëndetësisë.

Takimi u mbajt në sallën e takimeve sot në Klinikën e Kirurgjisë në orën 11:00

“Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së sot zhvilloj debatin publik me punëtorët shëndetësor lidhur me Projektligjin e Pagave dhe koeficientët e pagave si dhe marrjen e komenteve nga te gjitha kategoritë dhe shërbimet të cilat zhvillojnë veprimtarinë brenda QKUK-së.Duke e njohur seriozitetin dhe rëndësinë e përfaqësimit të drejtë dhe dinjitoz, çdo koment do mirret parasysh si dhe do adresohet, ndërsa angazhimi në realizimin e këtyre do jetë prioritet.”, thuhet nga Sindikata

Ata po ashtu kanë theksuar se në QKUK takime të llojit të tillë do vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Youtube

Arkiva

Kategoritë