Numri i personave të vdekur nga coronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 462.022, prej të cilëve 4.138 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me coronavirus në SHBA është rritur për 126.655, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 27.155.394.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 16,9 milionë të infektuar, transmeton Anadolu Agency.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,35 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 44.279 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,79 milionë raste dhe Brazili me mbi 9,33 milionë.